Futboll Sport

E KËRKON TRANJERI QË E BËRI TË FAMSHËM/ Gjithçka në lojë për Marash Kumbullën

E ardhmja e Marash Kumbullës te Roma është ende e paqartë. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare mbërriti në kryeqytet 18 muaj më parë për shifrën e 25 milionë të eurove nga Verona dhe në sezonin e tij të parë nxori në pah të gjithë potencialin dhe aftësitë e tij.

Ndërsa në këtë sezon nuk ka mundur dot që të japë atë që duhet me Murinjon në stol.

Sipas “Il Romanista.eu”, Kumbulla kërkohet nga shumë skuadra të Serisë A mes tyre Napoli, Fiorentina, Kaljari dhe Torino e Juriçit, trajneri që e bëri të famshëm në elitën e futbollit italian.

Klubi granata është më shumë në avantazh duke parë se marrëdhënia mes Juriçit dhe Kumbullës është tejet pozitive.

Aktualisht në këtë sezon me fanellën verdhekuqe, 21-vjeçari është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet në 13 ndeshje.

Related posts

“DJALLI” SYNON TITULLIN E SERIE A/ Janar makthi për Milan-in, por ka një dritë të “pasur” në fund të tunelit

Delo.autor

TRONDITET LUSHNJA/ Dy futbollistë me ‘COVID’ para Tomorit

Delo.autor

SJELLJA E TIFOZËVE/ Disiplina nuk fal Partizanin dhe Skënderbeun, presidenti pezullohet…

Isa.Autor

Leave a Comment