Futboll Kategoria Superiore Sport

NUK ISHTE PJESË E “FORMACIONIT TË VITIT”/ Vila “kunja” në rrjetet sociale, nuk pajtohet me çmimet e FSHF (FOTO)

Dje është mbajtur Ceremonia e FSHF-së për vitin 2021. Për këtë event ka reaguar dhe futbollisti i Teutës, Lorenco Vila ku me anë të një postimi në “Story”-n e tij në rrjetin social “Instagram” ai nuk pajtohet me çmimet e ndara mbrëmjen e djeshme.

Sulmuesi anësor i durrsakëve ka postuar një foto të tre trofeve, Kampionat, Kupë dhe Superkupë duke ironizuar se me këto trofe ai duhej të ishte pjesë e këtyre çmimeve.

“Topi i Artë” i Superiores iu dorëzua ish-shokut të skuadrës, Dejvi Bregut ndërsa në formacionin e vitit ishin pjesë në total vetëm dy lojtarë nga Teuta, Bregu dhe Aleksi.

Related posts

RREZIKOHET NDESHJA NDAJ ZVICRËS/ Ukraina e Shevchenkos goditet nga Covid-19, preket edhe ylli i Serie A…

Delo.autor

Jo vetëm shqiptarët e Zvicrës, por edhe gjermanët po hetohen nga FIFA

Isa.Autor

BOTËRORI 2022/ Mundësi e pabesueshme për Bajramin ndaj Andorrës, fantazisti gabon gjithçka (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment