Futboll Sport

E BUJSHME/ Reali, Barcelona dhe Juventus takohen përsëri. Viti 2022 kthen projektin “Super League”

Real Madrid, Barcelona dhe Juventusi nuk kanë hequr dorë nga Superliga, pavarësisht pengesave të UEFA-s. Përkundrazi, të tre klubet janë takuar përsëri me objektivin për të ringjallur projektin dhe për të siguruar që mund ta vënë në realitet.

Pasi gjykatat detyruan UEFA-n të bëjë prapakthehu dhe të tërheqë të gjithë dënimet që kishte dhënë ndaj klubeve pjesëmarrëse në projektin e Superligës, të tre klubet “rebele” kanë kontaktuar përsëri për zhvillimin e tij. Sipas “Financial Times”, ka patur një kontakt tjetër të drejtpërdrejt mes Florentino Perez, Andrea Anjelit dhe Joan Laportës, të cilët vazhdojnë të jenë besnik të idesë që kanë për krijimin e një kampionati elitar të klubeve evropiane jashtë Ligës së Kampioneve.

Gjithçka do të diskutohet më gjerësisht gjatë këtij viti, pasi klubet janë të bindura se kanë një platformë për të bërë realitet ëndrrën e tyre dhe se për momentin UEFA ka duart e lidhura përballë krijimit të një lige paralele.

Related posts

HISTORIKE/ De Biasi e bën sefte me Azerbajxhanin, ish-trajneri i Shqipërisë triumfon në transfertë

Delo.autor

CHELSEA-ARSENAL/ Pedro ndëshkon “Topçinjtë”, ja goli fantastik (VIDEO)

Delo.autor

Mourinho sulmon yllin e Anglisë: Nuk meritonte të luante përpara Vardy, Webeck apo Rashford

Isa.Autor

Leave a Comment