Futboll Sport

NJË NGA ZBULIMET E SEZONIT/ Nedim Bajrami mund të ndërrojë skuadër në Serinë A në janar

Nedim Bajramit i kanë mjaftuar pak muaj në Serinë A për të treguar vlerat që ka. Driblime, gjuajtje, asiste dhe gola spektakolarë kanë qenë repertori i tij në radhët e Empolit, duke ndihmuar këtë skuadër që të qëndrojë larg fundit të tabelës së klasifikimit.

Për Bajramin, ka nisur interesimi i klubeve të mëdha, por edhe atyre të cilat mendojnë se mund t’i japin një rol më qendrore në planet e tyre duke e bërë titullar të padiskutueshëm. E tillë është skuadra e Kaljarit, e drejtuar nga një ekspert si Valter Maxarri. Ky i fundit kërkon një fantazist për sardët dhe ka hedhur sytë pikërisht nga futbollisti i përfaqësueses shqiptare.

Kjo hipotezë qarkullon në mediat italiane edhe nuk ka gjetur ende përgënjeshtrimin nga Empoli, i cili në fakt duket i interesuar të realizojë një shkëmbim me Kaljarin. Portieri i Empolit, Vikario është në huazim pikërisht nga Kaljari dhe klubi sard është gati të transferojë përfundimisht lojtarin nëse merr si shkëmbim Bajramin.

Related posts

BREGU SHKËLQEN ME DINAMON/ Zgjidhet lojtari më i mirë i Superiores

F.autor

NUK NJEH RIVALË NGA SERIA A/ Zbulohet futbollisti italian më i shtrenjtë

Isa.Autor

VIDEO/ ‘Yjet’ e Milanit mesazh për shqiptarët, kjo është përshëndetja e tyre…

Q.Autor

Leave a Comment