Futboll Sport

KUPA E AFRIKËS/ Maskota me antiplumb, ushtria në rrugë dhe alarme të vazhdueshme për bomba

Kupa e Afrikës duhet të ishte festa e madhe e futbollit të kontinentit. Por  aktiviteti i këtij viti në Kamerun po zhvillohet në kushte me të vërtetë ekstreme, dhe jo vetëm për shkak të situatës me COVID. Kameruni po përfshihet gjithnjë e më shumë në një luftë civile me separatistët të cilët kanë bërë të qartë se do të pengojnë në çdo mënyrë zhvillimin normal të aktivitetit.

Kështu, në disa prej qyteteve ku do luhen ndeshjet, ka pasur shpërthime bombash artizanale, ndërsa në një prej tyre në një universitet, u plagosën 11 studentë. Kjo ka bërë që qeveria në Kamerun të mobilizojë plotësisht ushtrinë dhe kjo e fundit tashmë patrullon në rrugë në të gjitha qytetet që do të presin ndeshje.

Trupat diplomatike të huaja kanë këshilluar shtetasit e tyre që të rrinë larg zonave të populluara në Kamerun dhe kanë theksuar se në disa qytete, edhe stadiumet mund të bëhen epiqëndër sulmesh terroriste. Situata duket shumë e tensionuar dhe kjo u kuptua më së miri edhe nga fakti se maskota e turneut, luani Mola, u desh të vishte një jelek antiplumb teska po vizitonte një zonë shumë pranë atyre të separatistëve në muajin e kaluar, sigurisht i shoqëruar me forca të shumta ushtarake.

Kupa e Afrikës fillon më datë 9 janar dhe përfundon më datë 6 shkurt.

Related posts

E BUJSHME/ Valverde e pranon: Vuajtëm shumë përballë Dortmundit

Delo.autor

JO VETËM NEYMAR DHE LAUTARO/ Presidenti Bartomeu do të ndërtojë një Barcelonë ëndrrash

Delo.autor

CALJA ISHTE 1 KG LARG MEDALJES NË “TOKIO 2020″/ Trajneri Toska: Brikeni hero, ja si e kapte podiumin

Delo.autor

Leave a Comment