Futboll Kategoria Superiore Sport

TASHMË ËSHTË ZYRTARE/ Kallaku arrin marrëveshjen me Partizanin, ja detajet e akordit…

Tashmë është zyrtare, Sherif Kallaku është lojtari i ri i Partizanit.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i kuq i kryeqytetit me anë të një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook” duke njoftuar arritjen e marrëveshjes me mesfushorin dhe klubin e Lokomotivës së Zagrebit për huazimin e lojtarit te “demat e kuq” deri në fundin e sezonit.

NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT TË PARTIZANIT –

“𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄 🤝

𝐒𝐇𝐄𝐑𝐈𝐅 𝐊𝐀𝐋𝐋𝐀𝐊𝐔 𝐕𝐈𝐒𝐇𝐄𝐓 𝐈 𝐊𝐔𝐐

✍️FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Sherif Kallakun. Mesfushori i spikatur, bashkohet me 16-të herë kampionët e Shqipërisë🔴 pas eksperiencave të suksesshme në kampionatin tonë me ekipet e Laçit dhe Teutës si dhe jasht vendit te NK Lokomotiva Zagreb. Drejtuesit dhe mesfushori me tipare sulmuese, kanë arritur marrëveshjen me klubin kroat të NK Lokomotiva Zagreb për huazimin e 23 vjeçarit, i cili do të jetë pjesë e të kuqve deri në fund të këtij sezoni futbollistik.

#MirësevjennëfamiljenekuqeSherifKallaku💪

#PërjetMeTyPartizan🔴”

Related posts

MANCHESTER CITY-CARDIFF/ “Qytetarët” kalojnë në avantazh, shënon De Bruyne

Delo.autor

FIKSOI TË GJITHË ME XHESTIN E TIJ/ Nuk do ta besoni nga ka dalë festimi i golit të Dele Alli

Isa.Autor

Premier League jep shpërblimet, 18 klube marrin më shumë se 100 mln paundë…

Sadik.Autor

Leave a Comment