Futboll Premier League Sport

CHELSEA MORI VENDIMIN PËR LUKAKUN/ Tuchel: Ai kërkoi falje, nuk ka pasur asnjëherë…

Drejtuesit e Çelsit patën një takim me Romelu Lukakun, ku u vendos që ai nuk do të largohet dhe do të qëndrojë në skuadër për të tentuar që të kthehet protagonist përsëri.

Lidhur me këtë temë ka folur dhe trajneri i londinezëve, Tomas Tukel. Ai u shpreh i lumtur që belgu është kthyer në ekip, por dha dhe një koment për deklaratat e tij të para disa ditëve.

“Jam i lumtur që e morëm shtruar situatën. Lukaku kërkoi falje dhe është kthyer me ekipin. Ne donim që ta sqaronim që ai nuk e bëri me vetëdije. Është hera e parë që Lukaku i bën këto gjëra. Nuk ka pasur asnjëherë një sjellje të tillë ndaj klubit.”

Deklaratat e Lukakut, ku u shpreh që nuk ndihej mirë në Angli dhe donte të rikthehej tek Interi, bën xhiron nëpër media. Megjithatë situata duket se është qetësuar mes lojtarit dhe klubit.

Related posts

SHËNOI DOPIETË NË DERBI ME ESPANYOLIN/ Kjo nuk mjafton që “Pleshti” të jetë pjesë e… (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Ylli i secilës skuadër pjesëmarrëse në Botëror (FOTO)

Sadik.Autor

JUVENTUS PLANIFIKON TË ARDHMEN/ Projekti i ri përfshin edhe pasardhësin e CR7

Delo.autor

Leave a Comment