Futboll Premier League Sport

Dëmtimet “rrudhin” Man City/ Guardiola me 15 lojtarë përballë Hoffenhaimit

Manchester City është një nga skuadrat më të fuqishme në futbollin botëror, madje financat e klubit anglez rivalizojnë këdo në kontinent.

Por, në një kompeticion parësor si Champions League, ai detyrohet të numërojë lojtarët. “Citizens” kanë reduktuar organikën në vetëm 15 emra, në vigjiljen e sfidës në shtëpi kundër Hoffenheimit këtë të mërkurë.

Spanjolli David Silva do të mungojë në 90-minutëshin e programuar për grupin G, për shkak të një problemi me muskujt e kofshës, dëmtim të cilin e pësoi në humbjen kundër Chelseat në Premier League. Mesfushori teknik u shtohet mungesave të belgut Kevin De Bruyne, argjentinasit Sergio Aguero, mbrojtësve Danilo dhe Benjamin Mendy, si dhe portierit Bravo.

Silva do të jetë jashtë fushave disa javë, por trajneri Pep Guardiola tha se ndoshta do të rikuperojë argjentinasin Aguero për ndeshjen e së shtunës kundër Evertonit, të shtunën në kampionat. Por, infermieria e “Citizens” është plot dhe fati i keq mund të ndikojë, në kalendarin e ngjeshur të një skuadre që synon fronin në Angli dhe në arenën kontinentale.

Manchester City ndodhet në fillimin e një maratone prej 14 ndeshjesh në 44 ditë, e rotacionet ideale të Guardiolës po bien nga java në javë.

Related posts

“Blerja më e keqe e historisë, na e futën ata që…”, Mbrojtësi zviceran në qendër të kritikave

Delo.autor

MODELJA SEKSI/ Rafaela Fico tregon 11 muajt me RONALDON: Ishte i TËRBUAR PAS…

Isa.Autor

UNITED FORCON SULMIN/ Jose Mourinho përgatit 110 milionë euro për yllin e Serisë A

Isa.Autor

Leave a Comment