Futboll Sport

“VDIQA PËR 5 MINUTA”/ Eriksen: Nuk e prisja që njerëzit të më dërgonin kaq shumë lule

Christian Eriksen po stërvitet i vetëm, pas ndarjes me skuadrën e Interit. Danezi pësoi një arrest kardiak gjatë Evropianit dhe u shpëtua në minutat e fundit nga stafi dhe shokët. Mesfushori ka folur rreth kësaj teme, por nuk mungon pozitiviteti në rrëfimin e tij.

“Ishte diçka e bukur pasi njerëzit më shkruanin shumë. Kur isha në spital ata vazhdonin të më dërgonin lule. Kjo ishte e çuditshme sepse nuk e prisja që njerëzit të dërgonin lule vetëm sepse kisha ndërruar jetë për 5 minuta. Gjithsesi, ishte diçka shumë e bukur dhe dua t’i falënderoj të gjithë.”

Eriksen tashmë është pa skuadër pasi ndërpreu kontratën me Interin, për shkak se qeveria nuk e lejoi të luante në Itali me një aparat frymëmarrjeje në trup.

Related posts

MILANI E NIS KEQ/ Udinese ia bën të vështirë sezonin e ri

F.autor

ENDE PA MBËRRITUR NË SKUADËR/ Icardi i “hap luftë” Alexis Sanchez

F.autor

MERKATO E JANARIT/ Chelsea heq dorë nga ylli, humb vendin në formacionin titullar. Ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment