Futboll Sport

“VDIQA PËR 5 MINUTA”/ Eriksen: Nuk e prisja që njerëzit të më dërgonin kaq shumë lule

Christian Eriksen po stërvitet i vetëm, pas ndarjes me skuadrën e Interit. Danezi pësoi një arrest kardiak gjatë Evropianit dhe u shpëtua në minutat e fundit nga stafi dhe shokët. Mesfushori ka folur rreth kësaj teme, por nuk mungon pozitiviteti në rrëfimin e tij.

“Ishte diçka e bukur pasi njerëzit më shkruanin shumë. Kur isha në spital ata vazhdonin të më dërgonin lule. Kjo ishte e çuditshme sepse nuk e prisja që njerëzit të dërgonin lule vetëm sepse kisha ndërruar jetë për 5 minuta. Gjithsesi, ishte diçka shumë e bukur dhe dua t’i falënderoj të gjithë.”

Eriksen tashmë është pa skuadër pasi ndërpreu kontratën me Interin, për shkak se qeveria nuk e lejoi të luante në Itali me një aparat frymëmarrjeje në trup.

Related posts

Erjona Sulejmani “topless”, në ishujt Kanarie (FOTO)

Sadik.Autor

VLLAZNIA-LAÇI/ Vetëm një mungesë tek “Shkodranët”, ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

“YOU’LL NEVER WALK ALONE”/ Liverpool është i famshëm kudo, narko-trafikantët e bëjnë markë… kokaine

Delo.autor

Leave a Comment