Futboll La Liga Sport

MERKATO E JANARIT/ Guardiola gati t’i shesë Laporten, Barcelona duhet të paguajë me yllin e mesfushës

Mbrojtësi i Mançester Sitit, Ajmerik Laporte, është një tjetër synim i Barcelonës në merkato. Guardiola është gati që ta shesë lojtarin te ish-ekipi i tij, por vetëm nëse klubi “blaugrana” do të ofrojë mesfushorin holandez, Frenki De Jong.

Sipas El Nacional, tekniku spanjoll do të shesë mbrojtësin e tij vetëm nëse Barcelona do të ofrojë holandezin De Jong. Mesfushori pëlqehet shumë nga Guardiola dhe shikohet si një përforcim i rëndësishëm për skuadrën e Mançester Sitit.

Nga ana tjetër dhe Laporte ka qenë prej një kohe të gjatë nën radarët e Barcelonës, por çmimi që duhet të paguaj është i madhë.

Kjo vjen dhe pas disa deklaratave të mëparshme të Guardiolës, i cili u shpreh se nëse ekipet e tjera duan të marrin lojtarë nga Mançester Siti, ata duhet të paguajnë gjithashtu një çmim të lartë.

Related posts

STATISTIKAT NË SUPERIORE/ Ja krahasimi i renditjes së sezonit të kaluar me këtë aktual pas javës së 10-të…

Delo.autor

Ozil shënon golin e parë ndaj Austrisë (VIDEO)

Sadik.Autor

FANTASTIK/ Guardiola tregohet SPEKTAKOLAR, duke ironizuar portierët e Man City (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment