Futboll Premier League Sport

MERKATOJA E JANARIT/ Liverpool kërkon përforcime, gati dhurata 72 milionë euro për Klopp

Sipas The Sun, Liverpool-i është gati t’i bëjë një dhuratë të rëndësishme Jurgen Klopp-it në këtë merkato të janarit: gati një ofertë 72 milionë euro për Luis Diaz, sulmues krahu 24-vjeçar i Porto-s.

Kolumbiani konsiderohet zëvendësuesi perfekt i Mohamed Salah dhe Sadio Mane, të cilët nuk do të jenë në dispozicion të skuadrës për të luajtur në Kupën e Afrikës.

Lojtari ka një klauzolë 80 milionë euro në kontratën e tij me luzitanët që skadon në vitin 2024.

Aktualisht, Diaz është i dyti në renditjen e golashënuesve të kampionatit portugez me 12 gola, një më pak se Darwin Nunez të Benfica-s.

Related posts

ÇMIMI I MADH I AZERBAJXHANIT/ Ferrari vë në resht rivalët, Leclerc më i shpejtënë provat e lira (FOTO)

Delo.autor

“AI ËSHTË MBI PESHË”/ Lukaku i përgjigjet Gary Neville: S’mund të flasë kurrë…

F.autor

Ronaldo “Fenomeni” bën gati 30 milionë euro për t’u bërë president në Spanjë

Sadik.Autor

Leave a Comment