Futboll Seria A Sport

MILAN-ROMA/ Pioli duhet të eksperimentojë, dhjetë mungesa në këtë ndeshje. Ja formacioni i mundshëm…

Milani do të luajë sot ndeshjen e parë të vitit dhe të parën e fazës së dytë të Serie A (java e 20-të) ndaj Romës së Jose Mourinhos dhe situata nuk është aspak e qetë dhe pozitive, ashtu si numri i lojtarëve që kanë dalë me Covid-19.

Në fakt, trajneri Stefano Pioli duhet të shpikë sidomos mbrojtjen dhe mesfushën, duke qenë se mes Covid, dëmtimeve dhe lojtarëve në Kupën e Afrikës, do të jenë plot 10 mungesa.

Në fakt, po flasim për Tatarusanu, me Covid-19, por edhe katër të tjerë, emrat e të cilëve nuk zbardhen për anonimitet dhe privatësi por që me shumë mundësi janë Tomori, Castillejo, Romagnoli dhe Calabria.

Në mesfushë, mungojnë Kessie dhe Bennacer, që ndodhen në Afrikë, ashtu si edhe Ballo Toure.

Së fundmi, dy të dëmtuarit Kjaer (që ka mbyllur sezonin) dhe Pellegri.

Formacioni i mundshëm pritet të jetë ky: Maignan; Gabbia, Kalulu, Florenzi, Theo, Tonali, Krunic, Messias, Saelemaekers, Brahim Diaz, Giroud.

Në stol Rebic, Leao, Bakayoko, Maldini, Mirante, Ibrahimovic

Related posts

Atletico Madrid nis kontaktet me Milanin për sulmuesin që dështoi këtë sezon

Isa.Autor

Kroacia publikon listën paraprake, 7 futbollistë nga Seria A

Sadik.Autor

Giro d’Italia/ Viviani fiton etapën 2, Dennis merr fanellën rozë

Sadik.Autor

Leave a Comment