Futboll Premier League Sport

MERKATOJA E JANARIT/ Arrihet marrëveshja, ylli i Manchester United do të transferohet në La Liga

Anthony Martial duket se do të largohet nga Manchester United në këtë merkato të janarit.

Francezi nuk ka hapësira te Djajtë e Kuq dhe kërkon tëgjejë një skadër ku të luajë rregullisht dhe të mos humbasë trenin për Katar 2022.

Sipas El Chiringuito, Sevilla duket se ka arritur një marrëveshje në vija të përgjithshme me përfaqësuesit e lojtarit, për ta marrë në La Liga në merkaton e dimrit.

Martial do të transferohej te andaluzët me formulën e huazimit, por akoma nuk është arritur marrëveshja për rrogën: Sevilla do të donte të paguante vetëm 50%, United këmbëngul që spanjollët ta paguajnë të plotë rrogën e sulmuesit.

Francezi fiton rreth 15 milionë euro në sezon.

Related posts

CHELSEA BLINDON HAZARD/ Sarri: Kam folur shpesh me të, nuk më ka thënë asgjë për t’u larguar (VIDEO)

Sadik.Autor

PREZANTIMI I EDY REJAS/ Presidenti Duka: Kemi bërë zgjedhjen e duhur, do të japi…

Delo.autor

MERR FORMË STADIUMI I RI/ Një tjetër impiant modern i shtohet Superiores sezonin e ardhshëm (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment