Futboll

Ultimatum dhe arbitra të huaj për Flamurtarin

Flamurtari nuk ka pasur një ecuri të mirë në javët e fundit të kampionatit dhe kjo ka bërë që ekipi të humbasë vendin e dytë në klasifikimi, por të rrezikojë edhe vendin e tretë. Një gjë e tillë ka lënë të pakënaqur drejtuesit e klubit, të cilët kanë pasur një mbledhje gjatë ditës së djeshme, ku ka munguar administratori Idrizi.

Megjithatë drejtuesit e tjerë të klubit kanë vënë futbollistët para përgjegjësisë dhe këta të fundit kanë pranuar gabimet e tyre, duke premtuar kthesën. Ultimatumi që i është vënë skuadrës është fitorja me çdo kusht fitorja në dy ndeshjet e radhës në atë ndaj Kamzës në shtëpi dhe asaj me Partizanin në transfertë.

Gjithashtu klubi do t’i drejtohet me një kërkesë FSHF-së që në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë ndaj Laçit, të ketë gjyqtarë të huaj. Nuk dihet nëse një kërkesë e tillë doi të miratohet nga FSHF.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Realizim i “çmendur” nga 65 metra, në Serinë B zgjedhin golin e vitit (VIDEO)

Delo.autor

Festoi me shqiponjë në Champions, UEFA nis hetim disiplinor ndaj lojtarit të Dritës

Isa.Autor

“Ndeshja e Solidaritetit”, Figo mposht Ronaldinhon (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment