Futboll Kategoria Superiore Sport

“REZULTAT I PUNËS SË PALODHUR DHE I PËRKUSHTIMIT”/ Presidenti i FIFA-s uron Teutën për titullin kampion. Ja letra…

Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino ka uruar skuadrën e Teutës për fitimin e titullit kampion këtë sezon të Kategorisë Superiore.

Nëpërmjet një letre drejtuar presidentit të FSHF-s, Armand Duka, Infantino shkruan se ky rezultat vjen si pasojë e një punë të palodhur dhe në sajë të pasionit të madh teksa inkurajon durrsakët të vijojnë me të njëjtën vendosmëri.
Letra e urimit për Teutën nga Xhani Infantino

I dashur President,

Më lejoni të uroj ekipin e Teutës për kurorëzimin si kampione e Shqipërisë për edicionin 2020-2021.

Ky titull vjen pa dyshim si rezultat i punës së palodhur, pasionit dhe përkushtimit dhe çdokush në klub duhet të ndihet krenar për këtë arritje të rëndësishme. Do t’ju isha mirënjohës nëse do t’ia shprehnit urimet e mia çdokujt që ka qenë i përfshirë, të cilët i inkurajoj të vazhdojnë të punojnë me shpirtin e skuadrës, pasion dhe vendosmëri.

Në emër të komunitetit ndërkombëtar të futbollit, përfitoj nga rasti për t’ju falenderuar juve dhe Federatën tuaj për kontributin tuaj në zhvillimin dhe prosperitetin e futbollit në Shqipëri, rajonin tuaj dhe në botë.

Pres të shihemi së shpejti,

Juaji sinqerisht,

Gianni Infantino

Related posts

Tragjedia në Itali, futbollisti vret të dashurën dhe më pas veten

Sadik.Autor

SERIE A/ Icardi: Interi është e tashmja ime, të ardhmes nuk i dihet

Sadik.Autor

Rezultat surprizë në pjesën e parë të takimit Danimarkë-Australi

Sadik.Autor

Leave a Comment