Futboll Seria A Sport

ERDHI TEK MILAN SI HERO, U LARGUA SI DËSHTAK/ Fiorentina prezanton sulmuesin “BOOM BOOM” Piatek (FOTO)

E mbani mend Kristof Piontek? Tifozët e Milanit e kanë akoma të freskët në kujtesë. Polaku erdhi me bujë para disa vitesh tek kuqezinjtë, ku pati impakt të menjëhershëm por u largua më pas si dështim.

Megjithatë sulmuesi është rikthyer në Itali dhe tanimë si lojtari më i ri i Fiorentinës. Vjollcët e kanë huazuar deri në fund të sezonit me opsion blerjeje për 15 milionë euro. Klubi ka bërë të ditur se lojtari do të vesh numrin 19, të njëjtin që kishte dhe tek Milani.

26 vjeçari është i famshëm për festimin e tij “Pum Pum”, sikur godet me pistoletë. Por të shohim nëse do të qëllojë në shenjë kësaj radhe.

Lojtari do të formojë një dyshe ëndrrash me bomberin Dushan Vlahoviç.

Related posts

“EUROPA LEAGUE FOLI SHQIP”/ Presidenti Duka: Sot ishte një Shqipëri futbolli… që jep shpresë

Delo.autor

SUPER MILAN/ GATTUSO thur elozhe për HIGUAINIT, por “El Pipita” ka një SEKRET…

Isa.Autor

KAMPIONATI BËHET GATI TË RIFILLOJË/ Klubet e futbollit mblidhen ditën e hënë për të vendosur

Delo.autor

Leave a Comment