Futboll Seria A Sport

BAJRAMI PO SHKËLQEN NË SERIE A/ Presidenti i Empolit: Sa vlen kartoni i tij? Nëse ma kërkon Real Madrid…

Mesfushori i kombëtares tonë, Nedim Bajrami, është një nga emrat më të lakuar këtë merkato në Serinë A, i cili po kërkohet nga shumë ekipe. Për këtë situatë ka preferuar të flas vetë presidenti i Empolit, i cili e shikon shqiptarin si një pikë kyçe në skuadrën e tij.

Fabricio Korsi preferoi të jepte një intervistë për LaLazioSiamoNoi.

“Nuk di çfarë të them. Më vonë besoj se do të bie në ato gjëra që parashikojnë gazetat, përpara se të ndodhin vërtetë. Por për momentin nuk ka asgjë konkrete. Askush nuk më ka kontaktuar ende” u shpreh ai.

Gjithashtu, Korsi u pyet dhe se sa vlerësohet Bajrami.

“Vlerësimi? Varet se kush më pyet. Nëse ma kërkon Real Madrid ka një kosto, nëse ma kërkon Sampdoria, do të ketë një kosto tjetër” u shpreh duke qeshur numri një i Empolit.

Pas Sasuolos, Bajrami është kthyer këtë merkato dhe në një objektiv për Igli Taren te Lacio, me talentin shqiptar që shikohet si një përforcim në repartin e mesfushës.

Gjithsesi edhe nëse ky operacion do të finalizohej me sukses, do të duhej të shtyhej për në verën e ardhshme, për shkak të kufijve për ta përmbyllur në janar.

Related posts

Dy skuadrat e Premier League gati të paguajnë klauzolën për Ghoulam e Napolit

Sadik.Autor

SERIE A, NË STADIUMET BOSH? Psikologu jep këshilla për përballimin e situatës surrealiste

Delo.autor

MADHËSHTOR NË DURRËS/ Partizani mposht Teutën në “Niko Dovana” dhe luan një finale me… Vllazninë

Delo.autor

Leave a Comment