Futboll

Rashica: Jam krenar me golin tim të parë për këtë ekip madhështor

Sulmuesi i ekipit kombëtar të Kosovës, Milot Rashica, ndihet krenar me golin e tij të parë për skuadrën e re, Werder Bremen.
Werder Bremen fitoi mbrëmë 3:1 ndaj Kolnit, në një ndeshje të Bundesligës para adhuruesve të vet, ku një nga golat e shënoi Milot Rashica, raporton Express.

Për yllin e kombëtares së Kosovës, Milot Rashicën, ky ishte goli i parë me skuadrën e tij të re, Werder Bremen, si dhe i pari në “Weser-Stadium”.

Ai shënoi në minutën e 58-të për rezultatin 2:1, duke i ndihmuar skuadrës së tij t’i fitojë tri pikë të rëndësishme.

Pas ndeshjes, Rashica i ka falënderuar tifozët vendas për atmosferën fantastike dhe përkrahjen e skuadrës deri në minutën e fundit

“Çfarë ndeshje!! Ende i eksituar. Stadium madhështor, atmosferë e pabesueshme nga fansat e Werderit, të cilët na përkrahën deri në minutën e fundit. Krenar që e shënova golin e parë për këtë ekip madhështor dhe të parin ën Weser-Stadium”. Faleminderit djem!”, ka shtuar Rashica në profilin e tij në Facebook.

Kjo fitore ngre Werderin në vendin e 13-të më 30 pikë, pesë larg zonës së barazhit.

Related posts

TRE GOLA NË 5 MINUTA/ Havertz dhe Gnabry tregojnë klasin, Zvicra manual futbolli (VIDEO)

Delo.autor

PUBLIKOHET LISTA/ Dhimbje koke për Pirlon, dy yje nuk ia dalin për sfidën ndaj Parmës. Ja emrat…

Delo.autor

E DINTE NJË MUAJ PËRPARA/ Tifozi “profet” i River po çmend Argjentinën me…

Isa.Autor

Leave a Comment