Futboll Sport

MERKATO E JANARIT/ Samsunspor i kërkon largimin Çinarit, Partizani shpreson për kthimin

Erald Çinari duket se nuk e ka të sigurt qëndrimin e tij te Samsunspor në Turqi. Klubi turk po kërkon të përforcohet në merkaton e dimrit, por ka plotësuar numrin e pesë të huajve në skuadër dhe duhet të largojë lojtarë, përpara se të afrojë. Nga Turqia bëjnë me dije se Çinari është përzgjedhur si një nga lojtarët që duhet të largohen.

Portali “SamsunHaber” bën me dije se klubi e ka lejuar Çinarin të negociojë me klube të tjera për një huazim të mundshëm, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë zhvillim konkret. E vetmja pistë, sipas të njëjtit burim, është Menemenspor, klub ku më parë kanë luajtur Gentian Selmani e David Domgjoni. Gjithsesi, negociatat me këtë klub janë thyer tashmë dhe transferimi është prishur në momentet e fundit, kur gjithçka dukej në rrugën e duhur.

Partizani është një pistë për Çinarin dhe ditët e fundit janë shtuar zërat për një rikthim të tij në formën e huazimit. Burime pranë lojtarit për “Panorama Sport” janë shprehur se Çinari nuk e ka në plan rikthimin në Superiore dhe vetëm nëse do të ndodhte ndonjë çudi a një problem familjar, do e bënte të kthehej në këtë janar te Partizani. Gjithsesi, merkatoja gjithmonë ka treguar se çdo gjë mund të ndodhë dhe askush nuk e ndalon Partizanin të mos tentojë dhe shpresojë rikthimin e Çinarit, i cili me ardhjen e tij do u jepte fund problemeve në sulm te Partizani. Fillimisht, do të duhet ta bindin.

Related posts

NUK U NDËSHKUA NGA GJYQTARI/ ​Ja ndërhyrja e ashpër ndaj Pogbas (VIDEO)

Delo.autor

SERIE A/ Inter-it i “dridhen këmbët” ndaj Sassuolo-s, tashmë Champions thuajse i pamundur (VIDEO)

Sadik.Autor

SKANDALI NË “EL CLASICO”/ Komunikimi i gjyqtarëve hedh poshtë vendimin e VAR: S’ishte penallti

Delo.autor

Leave a Comment