Futboll Sport

SHËNON DHE ASISTON/ Bastoni: Japim shpirtin për njëri-tjetrin

Alesandro Bastoni po shfaq një formë të jashtëzakonshme jo vetëm në rolin e tij natyral si mbrojtës, por edhe në fazën ofensive, aty ku është gjithmonë e më shumë i pranishëm. Me një gol që vjen pas dy vitesh dhe një asist në sfidën me Lacion, italiani ka qenë ndër më të mirët në fushë për Interin duke fituar duartrokitjet e gjithë “San Siros”. Në përfundim të garës, 22-vjeçari u shfaq i lumtur për golin dhe nuk harroi të përsëriste objektivat.

“Doja të gjuaja më parë, por Brozo më tha se isha vetëm dhe kështu kisha kohën e duhur për ta stopuar topin. Jam shumë i lumtur për golin sepse ishin bërë dy vite që nga goli im i fundit.

Mbi të gjitha jam shumë i lumtur për fitoren sepse ishte shumë e rëndësishme që sot (dje) të merrnim tri pikët”, kanë qenë fjalët e mbrojtësit që më pas analizoi edhe lojën e tij dhe të skuadrës:

“Më është dashur pak kohë për të kuptuar lojën e Inzagit, por tani jemi mirë dhe mund t’ju them që japim shpirtin për njëri-tjetrin. Kemi bërë një ndeshje të bukur, nuk ishte aspak e thjeshtë, jo vetëm për sa i përket kundërshtarit që ishte cilësor, por edhe për atë që ka ndodhur ditët e fundit, kur nuk zbritëm në fushën e lojës.

Duhet të pranojmë se sfida ishte e komplikuar, plus që Lacio ka qenë e vetmja që na ka shkaktuar humbje dhe e dinim sa e vështirë do të ishte përballë tyre. Ishte një fitore e bukur”.

Bastoni në fund nuk la pa përmendur edhe objektivat e tij dhe të skuadrës: “Kemi tashmë një mentalitet fitues dhe duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë. Duam ta mbrojmë stemën trengjyrëshe me çdo kusht”.

Related posts

E BUJSHME/ Zinedine Zidane i bën dalje Marcelos, kërkon mbrojtësin francez…

Delo.autor

“MOURINHO? ËSHTË NJË “FENOMEN”/ Eto’o: Kur flitet për Barcelona-n dhe Inter-in është si të zgjedhësh…

Delo.autor

E PABESUESHME/ Fituesi i Turit të Francës përfundon në një SPITAL PSIKIATRIK

Isa.Autor

Leave a Comment