Futboll Sport

TREGON PRAPASKENËN E MERKATOS/ Ylli i Napolit: Isha pranë kalimit te PSG, por…

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, përmes Canal + tregoi për disa histori në merkato në lidhje me të, kryesisht të lidhura me të kaluarën. Kolosi i mbrojtjes se Napolit dhe kapiteni aktualisht ndodhet ne Afrike dhe ka marre Covid-19 ndaj edhe do te prese tamponin negativ para se te zbrese ne fushe.

Ai mund te ishte larguar nga Napoli dhe tregon gjithcka:

“Po, kam pasur diskutime me shumë klube, përfshirë PSG-në. Kishte një interes, jane gjëra që më pëlqejnë dhe me lumturojne, pasi ndihem i vleresuar.

Por Napoli ka vendosur të më mbajë dhe kjo tregon gjithë dashurinë për mua, për klubin dhe gjithashtu për tifozët.

Unë do të vazhdoj të punoj për të bërë mirë dhe për të qenë ndër mbrojtësit më të mirë në botë.

Nuk e mohoj qe me ben te lumtur fakti që PSG-ja ka menduar për mua dhe tregon se njerëzit e shohin që po bëj mirë dhe kjo më inkurajon.

Është bukur të krahasohesh me Sergio Ramos, një idhull për të gjithë”.

Related posts

(VIDEO) City përmbys rezultatin ndaj Burnley, Aguero shënon dy gola brenda një minute

Q.Autor

Messi feston ditëlindjen/ Bashkëshortja i bën urim të ndjerë yllin argjentinas (FOTO)

Isa.Autor

ARRIHET AKORIDI MES KLUBEVE/ Barcelona dhe Valencia ndërrojnë portierët, ja shifra e “çmendur”

Delo.autor

Leave a Comment