Futboll Ligue 1

Mbappe ‘trondit’ PSG-në, ja ku do të luajë në të ardhmen

Kylian Mbappe nuk është i sigurt nëse edhe pas dy viteve do të jetë pjesë e PSG-së.

Sulmuesi francez gjatë kësaj vere nga Monaco u transferua në PSG për 180 milionë euro, me të cilën skuadër nënshkroi kontratë pesë vjeçare.

Por, ai gjatë një interviste për France Football ka thënë se nuk e di ku do të jetë pas dy viteve.

“Kam disa plane për të ardhmen. Për momentin jam duke bërë më mirë se sa e kisha imagjinuar disa muaj më parë. Është një projekt i vështirë”, tha fillimisht Mbappe.

“Ku do të jem pas dy viteve? Sinqerisht, unë nuk e di”, tha ai në fund.

Mbappe vazhdon të jetë objektiv i disa skuadrave të mëdha evropiane, ndër to Real Madrid dhe Manchester United.

Related posts

Kushton 200 milionë euro/ MBAPPE “kundër sistemit”: Shifra absurde, vij nga një familje…

Isa.Autor

SKEDINA E DITES/ Provo për një dorë të mirë me para në fundjavë

Q.Autor

TRONDITET “Etihad Stadium”/ Lyon kalon në avantazh kundër Man City (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment