Futboll Kategoria Superiore Sport

“QETËSI PAS STUHISË” TE APOLONIA/ Trajneri Çoçlli: Nuk jemi të pagabueshëm, reagojmë kundër Teutës

“Qetësi pas stuhisë”. Kjo është situata në kampin fierak, në pritje të kthjellimit pas “turbullimit”. Veç trajnerit Çoçlli, askush nuk ka dashur të prononcohet dje në lidhje me zhvillimet e mëtejshme pas ndeshjes me Tiranën. Gjithsesi, ajo që vlen për opinionin sportiv, është fakti se në analizën e kryer, fierakët e kanë kthyer “kursin”, duke u përpjekur të amortizojnë situatën negative dhe përplasjet që ndodhën në kryeqytet, për të rikthyer normalitetin dhe qetësinë e nevojshme në skuadër. Përtej kritikave për lojën në ndeshjen me Tiranën, në analizë ka pasur tone të qeta, shenjë reflektimi që skuadra të përgatitet e patrysnuar për ndeshjen e radhës.
Trajneri Nikolin Çoçlli e quan çështje të kaluar debatin dhe siguron që skuadra i është rikthyer harmonisë si grup.

“Çdo gjë është lënë pas. Ne jemi një grup solid, kompakt dhe që përpiqemi të bëjmë më të mirën. Pati reflektim të ndjeshëm nga të gjithë dhe kjo u duk në seancën stërvitore fill pas analizës, ku u shfaq dëshira për të vijuar në përmbushje të objektivit. Mund të ndodhin situata delikate dhe të pakëndshme në një moment siç na ndodhi neve, por ka energji të pafundme për ta përmirësuar në kohë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Askush nuk është i pagabueshëm, as unë, as lojtarët, por, e theksoj, rëndësi ka reagimi pozitiv i mëpasshëm dhe ne e kemi bërë në grup një qëndrim të tillë sepse kështu funksionon Apolonia, kompakte. Ajo që kaluam, është një mësim më tepër për të vazhduar përpara. I jemi kthyer që sot (dje) frymës solide që kemi pasur përpara ndeshjes me Tiranën”, – është shprehur dje trajneri i Apolonisë për “Panorama Sport”.
Të shtunën, fierakët presin Teutën në “Loni Papuçiu”.

Related posts

EKSKLUZIVE/ Blerim KRASNIQI rrëfen për largimet e Skënderbeut dhe deklaron i PRERË: Këtë sezon…

Isa.Autor

E zbulon Totti: “Buffoni dhe Cannavaro donin të vinin te Roma”

Q.Autor

“WEMBLEY” DO TË JETË “ZJARR”/ Ja sa tifozë kanë siguruar një biletë për sfidën Itali-Spanjë…

Delo.autor

Leave a Comment