Futboll Sport

“MASHTRUES DHE PROVOKUES”/ Akuza të papritura për Messin: E kam parë t’u thotë gjërat aq të rënda Pepe dhe Ramos…

Jerzi Dudek ka vendosur që të publikojë autobiografinë e tij dhe si për çdo futbollist tjetër që ka bërë një libër të tillë, nuk kanë munguar episodet pikante, por edhe përjetimet e ndeshjeve apo lojtarëve që ka patur si shokë skuadre, ose edhe si kundërshtarë. Ish-portieri i njohur polak, ka shkruar aty një pjesë të gjatë për periudhën te Liverpuli, por edhe për atë te Real Madrid, ku për tre vite ishte “hija” e Iker Kazijas.

Ai ka çuditur sidomos me pjesën që i referohej Lionel Mesit, të cilin e ka patur kundërshtarë sidomos te periudha në Spanjë, në vitet më të ndezura të rivalitetit mes Barçës dhe Realit që drejtoheshin përkatësisht nga Guardiola dhe Murinjo.

“Ishte shumë mashtrues dhe provokues, ashtu siç ishin edhe Barcelona dhe Pep Guardiola. Unë kam parë Mesin t’u thoshte gjëra aq të rënda Pepe dhe Ramos që nuk mund t’i imagjinoni nga një person aq i qetë dhe në pamje të parë i këndshëm”, shpjegon Dudek në autobiografinë e tij.

Dudek ndalet edhe te Ronaldo, të cilin e kishte shok skuadre në ato vite te madrilenët. “Ishte egocentrik, jashtëzakonisht konkurrues dhe një fitimtar”, shpjegon Dudek.

Related posts

TRONDITJE NË MADRID/ Ramos mendon largimin nga Real

Isa.Autor

“I INFEKTUAR NGA KORONAVIRUSI”/ Banderola “profetike” e tifozit të Katanxaros që po çmend Italinë

Delo.autor

Mbrojtësi anglez refuzon ofertat, qëndron te Manchester United

Isa.Autor

Leave a Comment