Futboll Sport

E PAPRITUR/ Mesfushori Duvuna largohet nga Skënderbeu dhe firmos për Miami FC në SHBA

Skënderbeu po mendon përforcimet në merkato për vijimin e sezonit, por nga radhët e skuadrës korçare ka edhe largime, një e tillë e papritur është edhe ajo e ganezit Denis Duvuna, i cili është larguar drejt SHBA.

Duvuna, i cili nuk kishte qenë një titullar fiks në këtë edicion nën drejtimin e Memellit, ka udhëtuar drejt SHBA ku ka firmosur me një skuadër të njohur në USL, kategorinë e dytë atje, Majemi FC. Klubi është mjaft i njohur për faktin se në fillimet e tij u krijua me drejtues Paolo Maldinin dhe në të kaluarën ka pasur trajner Alesandro Nestën. Ndërsa aktualisht, Luka Antoneli, ish-futbollisti i Milanit, është pjesë e kësaj skuadre.

Nuk dihet ende se sa ka përfituar Skënderbeu nga transferimi i mesfushorit ganez, por largimi i tij krijon një tjetër hapësirë për t’u mbushur nga klubi korçar gjatë merkatos së janarit. Duvuna luajti 31 ndeshje në sezonin e kaluar me Skënderbeun ndërsa në këtë aktual, ka zbritur në fushë në vetëm 7 të tilla në pjesën e parë të sezonit.

Related posts

EUROPA LEAGUE MILAN/ Pjesa e parë nuk ka gola në Londër (VIDEO)

Isa.Autor

E PADËGJUAR/ Nderim për viktimat e urës, tifozët e GENOAS do bëjnë sot të PAIMAGJINUESHMEN

Isa.Autor

Luftëtari përballë Kamzës, për herë të parë pa Abazajn

Sadik.Autor

Leave a Comment