Sport Të tjera

E BUJSHME/ E papritura e madhe në gjyqin e Djokovic, në vend të seancës së tenistit shfaqet… film porno

Seanca gjyqësore e Novak Xhokoviç ka qenë padyshim një nga më të ndjekurat në historinë e sportit të tenistit. Ajo ka qenë e hapur për publikun virtualisht, në kushte penademie, me të gjithë që ishin në gjendje që të ndiqnin transmetimin e saj nëpërmjet internetit. Por kjo nuk ka kaluar pa probleme, pasi në një moment, në vend të pamjeve të debatit ligjor, personat që u lidhen me gjyqin panë… një film porno.

Gjykata në Australi përdori Microsoft Teams për të krijuar dhomën virtuale ku kushdo mund të lidhje dhe të ndiqte gjyqin, për sa kohë që askush nuk do të përdorte mikrofonin. Por telashi i parë i madh i seancës nuk ishte ky, pasi ndërsa po vendosej një link tjetër për dhomën e Microsoft Teams, linku i vjetër duket u hakua nga persona të panjohur. Ndaj kushdo që klikonte në të, në vend që të shihte sallën e gjyqit dhe përfaqësuesit e shtetit e ata të Xhokoviç, shihte një film porno.

Gjykata shpërndau një lidhje të dytë, por aty nuk arrinte që të mbyllte zërin e të gjithë personave të lidhur për të ndjekur pamjet e procedimit ligjor dhe vetëm kur u vendos një link i tretë në punë, u duk sikur gjërat u normalizuan paksa dhe u vazhdua me gjyqin në fund të të cilit Xhokoviç fitoi të drejtën që të qëndronte në Australi.

Related posts

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Islandë-Angli, rezultati 0-1

Delo.autor

KOLOLLI TRONDIT YOUNG BOYS/ Mesfushori shqiptar shënon SUPER GOL rivalit të Tiranës në “Play-Off” (VIDEO)

Delo.autor

Ka festë tek Egjipti/ Salah nis stërvitjen me skuadrën dhe pritet të jetë në fushë më…(FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment