Futboll Seria A Sport

FIRMOSI KONTRATËN “FARAONIKE”/ Presidenti i Torontos tregon prapaskenat: Ja si e gjeta Insigne

Sulmuesi i Napolit, Lorenco Insinje, sezonin e ardhshëm do të jetë futbollist i Torontos në MLS. Presidenti i klubit, Bill Mening, ka treguar se si arriti te 30-vjeçari.

“Verën e kaluar unë bëra një kërkim në Transfermarkt dhe kërkova se cilët nga lojtarët që dolën kampion europe me Italinë ishte në fund të kontratës. Lorenco ishte njëri prej tyre. Fillova të piketoja disa lojtarë dhe Insinjen e vendosa në krye të listës” u shpreh Mening.

Gjithashtu ai foli dhe për pritshmëritë që pret nga italiani. “Pritshmëritë janë shumë të larta sepse klubi nuk ka kryer asnjë transfertë për  2 sezone të plota për shkak të pandemisë. Insinje do të jetë një lojtar që do t’i bëjë njerëzit të vijnë dhe ta ndjekin atë, sepse do të jetë gjithmonë një shanc  që ai të bëjë diçka të paharrueshme” përfundoi presidenti.

Related posts

BEFASON BRAZILIANI/ Zbuloni çfarë ka thënë Kaka për Luka Modriç

Isa.Autor

Juventus gjen një “armë” më shumë për fundin e sezonit

Sadik.Autor

NJERIU I MOMENTIT TEK BARCELONA/ Pedri: Është një ndjenjë e bukur, do bëja gjithçka për të luajtur me…

Delo.autor

Leave a Comment