Futboll Shqipëri Sport

NUK KANË FUND VLERËSIMET/ Premier League shpall Armando Brojën si “Mbreti i ndeshjes”

Armando Broja vazhdon të regjistrojë rekord pas rekordi në kampionatin anglez, teksa po bie në sy që në moshë të re me skuadrën e Sauthempton. Goli ndaj Brentford vetëm sa ka shtuar numrin e admiruesve të tij dhe nuk është aspak çudi që ai është shpallur si “Mbreti i ndeshjes” nga Premier Liga në votimin e zakonshëm.

Kampionati anglez përzgjedh pas çdo sfide disa nga lojtarët më të spikatur të skuadrave për të shpallur më pas më të mirin në bazë të preferencave të tifozëve. Dhe për mbështetësit e Sauthempton e jo vetëm, Broja ishte lojtari më i spikatur i duelit të mbyllur me shifrat 4-1 të martën në darkë.

Ajo që bie në sy në komentet për sulmuesin shqiptar është jo vetëm mbështetja nga tifozët e Sauthempton, por edhe nga ata të Çelsit, të cilët që tani fërkojnë duart për këtë talent të madh që mudn të japë një kontribut të rëndësishëm në klubin e tyre në të ardhmen.

 

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Mourinho ka besim te rikuperimi i Ferguson

Sadik.Autor

KA DHËNË NJË MESAZH BOTËS MYSLIMANE/ Thirrja e Salah: Mendoj se duhet të ndryshojmë…

Delo.autor

LIVE/ Katar 2022: Mbyllet ndeshja Spanjë-Greqi. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment