Futboll Sport

“Betohem për 4 fëmijët që nuk kam shitur ndeshje”, trajneri në Kosovë nuk pranon të ketë trukuar

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është shprehur shumë i zhgënjyer e njëkohësisht edhe kritik me atë që ndodhi. “Portalet dhe Genc Nuza e prishën spektaklin e futbollit. Portalet para ndeshjes publikuan gjëra plotësisht të pavërteta, ndërsa Nuza, përveç se na dëmtoi për dy penallti klasike, pati edhe disa kërkesa të çuditshme”, ka thënë Batatina për “SuperSport”.

Sa u përket kritikave dhe aludimeve për një rezultat të toleruar, ai është betuar se nuk ka asgjë të vërtetë. “Betohem publikisht, në katër fëmijët dhe familjen, që unë nuk kam shitur dhe as nuk kam blerë ndeshjen. As sot, as kurrë. Prandaj, me këtë çështje duhet të merret prokuroria”, ka deklaruar Batatina.

Related posts

KTHEHET KESSIE PAS NDESHJEVE ME KOMBËTAREN/ Leonardo e Maldini i dorëzojnë “faturën” e sherrit

Delo.autor

“TANI MË PËLQEN”/ Po bëhet virale, Sarri ekzaltohet me kombinimet e CR7 dhe Higuain (VIDEO)

Delo.autor

Rrëfehet TOTTI: IBRËN e doja të vinte te ROMA, por suedezi nuk erdhi sepse…

Isa.Autor

Leave a Comment