Futboll La Liga Sport

SUPERKUPA E SPANJËS/ Bilbao përmbys Atletico Madrid në 4 minuta dhe siguron finalen

Athletic Bilbao ka marrë një fitore dramatike kundër Atletico Madrid dhe ka siguruar një vend në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Real Madrid.

Gjithçka ka ndodhur në pjesën e dytë të ndeshjes së luajtur mbrëmjen e sotme në Riad.

Kanë qenë Colchoneros që kanë zhbllokuar takimin në minutën e 62-të falë një autogoli të portierit Simon, por nuk kanë arritur ta mbrojnë avantazhin deri në fund.

Bilbao, në fakt, ka përmbysur gjithçka në harkun e katër minutave. Në të 77-ën ka barazuar me Alvarez dhe në të 81-ën ka realizuar golin e fitores me Williams.

Atletico e ka mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Gimenez për një ndërhyrje të rrezikshme.

Related posts

LIVE/ Liverpool-Porto, Firmino dyfishon shifrat për “Të Kuqtë”

Delo.autor

Gattuso ndryshon pozicionin e Calhanoglu, por turku nuk e ka problem…

Isa.Autor

Thiago Silva dhe Di Maria nuk aktivizohen ndaj Real, gratë e tyre sulmojnë trajnerin Emery

Q.Autor

Leave a Comment