Futboll Sport

PAMJET/ Tension në Kupën e Afrikës, në ndeshjen Gabon-Gana plas… grushti

Në ndeshjen e Kupës së Afrikës, Gabon-Gana, e cila përfundoi me rezultatin 1-1 ka patur dhe momente tensioni.

Benxhamin Teteh i skuadrës së Ganës ka dalë me karton të kuq pas një grushti që i dha kundërshtarit të tij në fundin e takimit, ekzaktësisht në minutën e 90+4′.

Ende nuk dihet arsyeja përse sulmuesi 24-vjeçar i skuadrës së Jeni Malatjaspor, e cila militon në Superligën turke ka reaguar në atë mënyrë dhe për arbitrin kryesor ai gjest është ndëshkuar me karton të kuq.

Të dyja kombëtaret ndodhen në Grupin C në Kupën e Afrikës, teksa Gaboni mban vendin e dytë të grupit në kuotën e 4 pikëve, ndërsa Gana vendin e tretë me 1 pikë

 

 

Related posts

(VIDEO) Manchester City në avantazh ndaj Cardiff, De Bryne autori i golit

Q.Autor

NAPOLI “ZHVESH” TIFOZEN SEKSI/ Fruscio i tregon të gjitha (FOTO)

Delo.autor

Mourinho ‘i dashuruar’ pas Fellainit, kërkon ta mbajë tek United

Q.Autor

Leave a Comment