Futboll La Liga Sport

BËN “AVOKATIN” E TRAJENRIT FRANCEZ/ Legjenda Casillas: Sa shpejt i harruar trofetë e tij, nuk i meriton kritikat

Kritikat që iu drejtuan Zinedine Zidane këtë sezon kanë qenë të padrejta, – thotë Iker Casillas. – Real Madridi ka një trajner shumë të mirë, që është duke bërë një punë të shkëlqyeshme”. Francezi i dha një tjetër titull të La Liga-s klubit nga “Santiago Bernabeu” më 2019-2020, pa llogaritur tre triumfet radhazi në Ligën e Kampionëve, gjatë periudhës së mëparshme si trajner në kryeqytetin spanjoll.

Ndërtimi i këtyre sukseseve është provuar i ndërlikuar në sezonin 2020-2021, me të bardhët që luftojnë për qëndrueshmëri, së bashku me rivalin e tyre të madh, Barcelona. Ish-kapiteni, Casillas, beson se “Los Blancos” kanë ende njeriun e duhur në krye: “Le të fillojmë nga pika që Real Madridi është gjithmonë objekt kritikash. Tani për tani, skuadra ka pasur luhatje, por situate nuk është aspak katastrofë. Mos harroni se deri në maj vendosen kompeticionet kombëtare.

Kritikat që Zidane ka marrë kanë qenë të padrejtë, sepse po flasim për një trajner shumë të mirë. Ai e ka fituar të drejtën edhe për të humbur ndonjëherë. Zidane ka fituar radhazi tri Liga Kampionësh, dy kampionate në Spanjë dhe po bën një punë të shkëlqyer. Kështu, nuk mendoj se mund të kërkojmë shumë më tepër nga ai. Po jep atë vazhdimësi, që është me të vërtetë e rëndësishme për ekipin. Ne nuk mund ta harrojmë këtë, ndërsa Real Madridi është një skuadër që ka shumë emra të mëdhenj, si Ramos, Luka Modric, Toni Kroos, Karim Benzema.

Po ashtu, ai ka një grup lojtarësh shumë të rinj, që gjithashtu duhet të gjejnë vendin e tyre në formacion. Stili i tij i lojës është shumë i përshtatshëm për intensitetin e situates. Gjithashtu, Zidane rrethohet nga një staf i duhur. Përveç kësaj, duke pasur parasysh karrierën e tij si një futbollist, mund të lexojë dhe kuptojë mirë jetën e lojtarëve, e kupton mentalitetin që duhet nga gara në garë dhe nga një lojë në tjetrën.

Ai ka fituar shumë tituj; i ka përjetuar të gjitha, personalisht si lojtar, ashtu edhe si pjesë e një ekipi. Zidane ka qenë në gjendje ta marrë këtë përvojë në fushë, edhe si trajner. Për më tepër, përveçse trajner, ai është gjithashtu një menaxher i shkëlqyeshëm. Është një punë shumë e vështirë të jesh në gjendje të menaxhosh një klub dhe një ekip si Reali”.

Related posts

SHAQIRIN E NDAL SHTYLLA/ Liverpooli pëson humbjen e dytë radhazi, eliminohen nga “FA Cup”

Delo.autor

SULMON ASHPËR MENAXHERIN E TALENTIT HAALAND/ “Bild”: Hilet e pista të agjentit Raiola

Delo.autor

Refuzoi stolin, “ndahen rrugët” midis brazilianit dhe Luftëtarit (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment