Futboll La Liga Sport

MADHËSHTOR/ Real Madrid mposht Athletic Bilbao dhe fiton Superkupën e Spanjës

Real Madrid ka fituar Superkupën e Spanjës pasi ka mundur në gjysmëfinale Barcelona-n dhe në finale Athletic Bilbao.

Në Arabinë Saudite, mjaftojnë golat e Luka Modric dhe Benzema për të sjellë trofeun, por fundi mund të ishte me drithërima për djemtë e Ancelottit ku për një prekje me dorë, Militao doli me të kuq dhe arbitri vërshëlleu penallti për baskët.

Te pika e bardhë u paraqit Raul Garcia, veterani i ekipit spanjoll, që vendosi të befasonte duke zgjedhur mesin.

Por, Cortouois edhe pse u hodh nga e djathta e tij, me kembën e majtë bëri pritjen e ditës! Gjëra që zakonisht i kemi parë vetëm te Holly dhe Benji, kur ishim fëmijë…

Related posts

E PAZAKONTË/ Lojtarja dëmtohet, klubi e publikon lajmin me foto “hot”

Isa.Autor

Salah e pranon: Nuk jam akoma në nivelin e Messit dhe Ronaldos

Sadik.Autor

I MBAJTI ME SHPRESA GJITHË KOHËS/ Niko Uilliams godet Barcelonën: Nuk do të ikja nga Bilbao

F.autor

Leave a Comment