Futboll Kategoria Superiore Sport

FOTOLAJM/ Nga Teuta te Kastrioti, mesfushori del në stërvitje me krutanët

Silvio Zogaj ka dalë në stërvitje me skuadrën e Kastriotit.

Mesfushori i cili u largua pak ditë më parë nga Teuta, është prezantuar në seancën stërvitore me ekipin krutan ku pritet të jetë dhe afrimi i radhës i Kastriotit.

24-vjeçari me klubin durrsak nga ku u shpall dhe kampion i Shqipërisë u aktivizua në total në 5 ndeshje këtë sezon në Kategorinë Superiore.

Zogaj në karrierën e tij përveç Teutës ka mbajtur veshur edhe fanellat e skuadrave të Vllaznisë, Laçit, Luftëtarit dhe Besëlidhjes.

Related posts

ZBULON TË ARDHMEN E YLLIT FRANCEZ/ Morata: Madridi është shtëpia e tij, nuk mendoj se…

Delo.autor

Zbulohet dëshira që Mourinho i ka shprehur drejtuesve të United…

Sadik.Autor

“SHPRESOJ QË TË ARRIJMË OBJEKTIVIN TONË”/ Ervin Bulku: Çdo lojtar që grumbullohet te Kombëtarja, mund të…

Delo.autor

Leave a Comment