Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Kukësi godet në merkato, rikthen Shkurtajn në Kategorinë Superiore

Tashmë është zyrtare, Vasil Shkurtaj rikthehet në Kategorinë Superiore, teksa do të mbajë veshur fanellën e skuadrës së Kukësit.

29-vjeçari ka firmosur një kontratë me klubin verilindor për 6-muaj me opsion rinovimi për një tjetër sezon. Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Kukësit me anë të një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook” duke i ururar mirëseardhjen sulmuesit.

Shkurtaj vjen pas aventurës që kishte në Kinë me skuadrën e Jiangxi Beidamen, teksa më parë ai ka mbajtur veshur fanellat e Luftëtarit në Kategorinë Superiore ku spikati me paraqitjet dhe golat e tij, Aris Limasol, Skoda Xanthi, Niki Volu, Asteras Tripoli, Tondela, Roda U-21, Vilaverdense, Platanias, Panionios,

NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT TË KUKËSIT –

“Futboll Klub Kukesi njofton se sulmuesi Vasil Shkurtaj është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Sulmuesi 29-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë deri në fund të sezonit me opsion rinovimin edhe për një tjetër sezon, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Sulmuesi shtatlartë rikthehet te skuadra jonë, pas një aventure në Kinë, duke u vënë menjëherë në dispozicion të skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit. Shkurtaj bëhet kështu afrimi i dytë në merkaton e janarit.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje sulmuesit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Vasil

Skeda e Lojtarit:

Emri: Vasil Shkurtaj

Mosha: 29 vjeç

Kombësia: Shqiptar

Gjatësia: 1.90 m

Pozicioni: Sulmues”

Related posts

“NUK JAM ENDE NË 100% TË FORMËS”/ Federer zbulon planet: Roland Garros do të jetë test para Wimbledon

Delo.autor

MERKATOJA E BUJSHME TEK MILANI/ Ja 4 sulmuesit që Leonardo ka vënë në shënjestër

Delo.autor

Kategoria Superiore rikthehet të mërkurën, ja përballjet e javës së 25-të

Q.Autor

Leave a Comment