Futboll Seria A Sport

SHËNOI ME GJYSMËROVESHATË/ Ranokia: Jam i lumtur për për kualifikimin. Ishte gol i lehtë…

Heroi i ndeshjes për zikaltrit mund të mbante fare mirë ermin e Andrea Ranokias, gjysmëroveshata e të cilit në minutat e fundit e dërgoi në shtesë ndeshjen dhe më pas u lejoi zikaltërve të siguronin kualifikimin për në fazën tjetër të Kupës së Italisë.

“Jam i lumtur për golin dhe mbi të gjitha për kualifikimin. Gol i bukur? Nuk ishte dhe aq i vështirë. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij grupi, është një krenari për mua kur më quajnë pikë referimi.

Dua të përgëzoj edhe Stefano Sensin që është një djalë i shkëlqyer dhe i vlerësuar nga të gjithë. E ka merituar prej kohësh këtë paraqitje dhe këtë mundësi”, u shpreh kapiteni i ndeshjes me Empolin dhe veterani i mbrojtjes zikaltër që gjithmonë e më shumë po tregohet i gatshëm për të dhënë kontributin e tij për skuadrën pavarësisht 33 viteve të tij mbi supe.

Related posts

TURQIA LARGOHET ME NDER/ SHBA mëson rivalin në raundin e 1/32

F.autor

Babai i talentit 19-vjeçar: Pulisic e ka ëndërr të luajë në Premier League

Isa.Autor

Angli-Belgjikë/ Publikohen formacionet zyrtare. Luhet për vendin e parë në grup G

Isa.Autor

Leave a Comment