Futboll La Liga Sport

“REAL MADRID KËRKON ME ÇDO KUSHT FINALEN”/ Zbulon Zidane: Ja kur do të vendosim për Gareth Bale

Zinedin Zidan kërkon patjetër finalen e Superkupës së Spanjës. Trajneri i Realit të Madridit thotë se vëmendja e skuadrës është e gjitha në këtë kompeticion dhe aspak në çështje të tjera. Ai thotë se për Bejlin do të vendosin pas kësaj sfide. Numri një i “Galaktikëve” pranon se skuadra do të luajë e gjitha në sulm dhe Joviç ka shansin e artë që të zbresë si titullar për të udhëhequr formacionin.Guardiola-is-the-best-technician-in-the-world-Zinedine-Zidane.img

PRITSHMËRITË – “Jemi të motivuar dhe të karikuar. Humbëm dy lojtarë, por ky është futbolli. Ne kemi të tjerë futbollistë në skuadër të cilët janë të gatshëm për të bërë më të mirën dhe për të zhvilluar një ndeshje pozitive”.

BEJL – “Nuk po mendoj aspak për një finale të mundshme, por thjesht për të fituar ndeshjen kundër Valencias. Pastaj do të vendosim bashkë me mjekët se çfarë do të bëjmë”.

JOVIÇ – “Është një opsion për të luajtur në majën e sulmit, por si gjithmonë do ta merrni vesh përpara ndeshjes se kush do të luajë. Është një mundësi reale. Djaloshi është duke punuar mirë edhe në aspektin e gjuhës. Duhet të jetë i qetë sepse është e ardhmja”.

ARABIA – “Do të përshtatemi. E vetmja gjë që ka rëndësi është ndeshja. E konsideroj si një finale dhe duam patjetër ta fitojmë. Nuk ka rëndësi vendi apo datat kur do të luajmë”.

STRATEGJIA – “Armët tona janë vetëm sulmuese dhe kjo është strategjia që kemi për të fituar ndeshjen kundër Valencias. E dimë se do të jetë e vështirë sepse rivali është i fortë dhe i motivuar, por ne duam patjetër finalen”.

MBROJTJA – “Jemi forcuar shumë në aspektin mbrojtës, por kemi edhe kualitetin për ta shqetësuar sulmuesin në sulm. Duhet të vazhdojmë kështu, sepse çdo ndeshje është një botë më vete. Duhet të tregojmë versionin tonë më të mirë për t’u kualifikuar”.

Related posts

Arsenal, Aubameyang premton: Ky ishte vetëm fillimi…

Q.Autor

AJAX-TOTTENHAM/ Holandezët kërkojnë finalen, anglezet synojnë përmbysjen (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

TITULLI KAMPION I PARTIZANIT/ Presidenti i FIFA-s bën urimin: Krenarë për këtë arritje të madhe që…

Delo.autor

Leave a Comment