Futboll Seria A Sport

ÇËSHTJA E YLLIT ARGJENTINAS/ Gentile: Largimi i Dybala do të ishte goditje e rëndë për Juventusin

Claudio Gentile, ish-mbrojtësi dhe trajneri i Juventusit, ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, në të cilën foli për Paulo Dybala: “Ai do të mbetet te Juventusi. Në Torino nuk janë amatorë, do ta kenë një program për ta zgjidhur çështjen. Palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të gjejë një pikë takimi, përndryshe humbet vlerësimi dhe dashuria e fansave, gjë që ai e njeh shumë mirë”.

Ish-kampioni i botës më pas shpjegon sesi sipas tij “Joya” ka jo vetëm cilësi teknike, por edhe ato për të qenë lider: “Dikush si ai nuk mund të mungojë te Juventusi, do të ishte një humbje shumë e rëndë. Pati dëmtime, kaloi Covid-19, por në një vit e gjysmë tregoi se mund të kishte vazhdimësi”.

Related posts

Hazard shënjestron Botërorin: Ky brez i artë i Belgjikës nuk ka kuptim pa trofe

Sadik.Autor

TRIUMFOJNË NË “AIR ALBANIA”/ Majkëll Ngo mposht Laçin dhe shtyn “Bardheblutë” drejt titullit

Delo.autor

Ngjarje e rëndë në Champions/ Sulmohen tifozët brenda në hotel, ka të plagosur

Isa.Autor

Leave a Comment