Sport Të tjera

“AUSTRALIAN OPEN”/ Tsitsipas, Sabalenka e Swiatek avancojnë pa probleme, eliminohet Muguruza

Surpriza në ditën e tretë të grand slam të Australian Open, teksa janë luajtur sfidat e radhës së raundit të dytë.

FEMRA – Ish-numri 1 në botë, tenistja spanjolle Garbine Muguruza, u mund 2-0 (6-3, 6-3) nga rivalja franceze Alise Cornet. Vuan disi, por në fund ia del mbanë të avancojë në raundin e tretë numri 2 në botë, tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka. Ajo fitoi 2-1 (1-6, 6-4, 6-2) ndaj kinezes Xinyu Wang.

Surprizë edhe eliminimi i numrit 6 në botë, estonezes Anett Kontaveit, e cila u mund 2-0 (6-2, 6-4) nga danezja Clara Tauson. Në raundin e tretë avancojnë polakja Iga Swiatek (numri 7 në botë), rusja Anastasia Pavluychenkova (numri 10 në botë), rumunia Sorana Cirstea e rusja Daria Kasatkina.

MESHKUJ – Numri 4 në botë, greku Stefanos Tsitsipas, fitoi 3-1 ndaj argjentinasit Sebastian Bez (7-6, 6-7, 6-3, 6-4). Më tej avancon edhe tenisti rus Andrey Rublev (numri 5 në botë), që eliminoi bjellorusin Ricardas Berankis.

Në ndeshjet e tjera prë meshkuj, spikatin fitoret e amerikanit Taylor Fritz, australianit Alex De Minaur, britanikut Danil Evans, spanjollëve Roberto Bautista Agut e Pablo Andujar si dhe kroatit Marin Cilic.

Related posts

“ËSHTË MË I MIRË SE DE LIGT”/ Gazetari italian i thur elozhe ‘yllit’ të Kombëtares shqiptare

F.autor

“KAM THËNË SE…”/ Mjeku i kombëtares kroate: Vrsaljko vendosi të sakrifikonte dhe tani…

Delo.autor

VAZHDOJNË EPËRSINË E FITOREVE/ “Djajtë e Kuq” mposhtin Leicester me Rashford, Solskjaer imiton Fergusonin

Delo.autor

Leave a Comment