Futboll Sport

KUPA E AFRIKËS/ Bien kampionët në fuqi, Kessie eliminon shokun e skuadrës

Është mbyllur dje faza e grupeve të Kupës së Afrikës, e cila pas Ganës ka parë edhe Algjerinë e yjeve si Mahrez e Benaser që ta mbyllë shumë përpara kohe kompeticionin.

Gjithsesi, nga ky fakt do të jenë shumë të lumtur Pep Guardiola në Mançester (ku luan Mahrez) dhe akoma më shumë Stefano Pioli në Milano. Madje, ky i fundit duhet të falënderojë lojtarin tjetër nën urdhrat e tij, Frank Kesin, i cili në duelin e djeshëm Bregu i Fildishtë-Algjeri shënoi dhe hapi rrugën e fitores për “Elefantët”, por mbi të gjitha dërgoi përpara kohe në shtëpi Benaserin, duke parë edhe problemet me dëmtimet dhe lodhjen që ka kapluar së fundmi Milanin në Serinë A.

Në sfidën e ardhshme, Kesi me shokë do të kenë një sfidë të vështirë përball Egjiptit të Momo Salah, i cili kërkon me ngulm trofeun më prestigjioz në Afrikë.

Related posts

“NUK PRANOJ TË MARR LOPATA ME M** NË FYTYRË”/ Konte nuk përmbahet pas mbylljes së sezonit: Duhet të flas me presidentin

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Arsenali dhe Leicesteri fitojnë me “POKER”

Delo.autor

ZYRTARE/ I ofron kontratë 5-vjeçare, Bayern Munich blindon “xhevahirin” e saj

Delo.autor

Leave a Comment