Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Partizani-Tirana, Çinari kërcënon portën e Tiranës. Çfarë ka ndërhyrje ka bërë Hoxhallari

Partizani dhe Tirana luajnë mes tyre derbin e madh të kryeqytetit, për llogari të javës së 33-të në Kategorinë Superiore.

bandicam 2019-05-12 16-28-12-757

Një derbi ekstremesh, ku ekipi i Gegës me një fitore do të siguronte matematikisht titullin kampion, ndërsa Tirana është në hall për pikë, teksa ende nuk ka mbyllur llogaritë e mbijetesës me Kastriotin dhe Luftëtarin.

“Demat e kuq” kanë shumë mungesa për këtë takim të sotëm, ndërsa nga ana tjetër me ndryshime në formacionin titullar vjen edhe Mema.

 

LIVE | Partizani-Tirana 0-0

 

KOMENTI LIVE

15’ Kërcënon Partizani me Çinarin. Top i gjatë nga e djathta, por shkodrani godet, dhe është Hoxhallari që e mbyll.

11’ Goditje e Hoxhallarit në barkun e Malës, teksa përpiqet të largojë topin. Gjithsesi, ringrihet futbollisti i Partizanit.

9’ Hasani lëviz bukur në të djathtë, kalon topin sipër një kundërshtari, por më pas vjen Rexhepi që e mbyll.

6’ Ndalet loja. Abibi provon të heqë një top, por del huq, dhe kap me këmbë Bardhin. Stoli i kuq në protesta, duan faull të portierit. Por, kryesori Meta nuk është i këtij mendimi.

3’ Ngo ngacmon sërish në krahun e djathtë, por kryesori Meta ndal lojën për faull ndaj Rexhepit.

1’ Ngo ka menjëherë rast ideal për të shënuar. Merr një top brenda zone, shmang një futbollist, godet, por topi devijohet në këndore.

1′ Nis derbi.

 

FORMACIONET

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Rexhepi, Trashi, Atanda, Mala, Hila, Duka, Çinari, Bardhi. Trajner: Skënder Gega

bandicam 2019-05-12 16-08-28-336

Tirana: Abibi, Daja, Turtulli, Imami, Hoxhallari, Maveje, Hasani, Kobina, Doka, Greca, Ngo. Trajner: Ardian Mema.

bandicam 2019-05-12 16-09-54-403

Formacionet

Related posts

Mohamed Salah, njeriu i rekordeve në Premier League!

Sadik.Autor

LARGIMI NGA MANCHESTER CITY/ Ylli Aguero i dhuron “Range Rover”-in puntorit që rregullonte fanellat (VIDEO)

Delo.autor

VERONA-JUVENTUS/ Pas një pasimi perfekt nga Chiesa, Ronaldo zhbllokon sfidën për “Zonjën e Vjetër” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment