Futboll La Liga Sport

NUK MJAFTON HUMBJA NDAJ ELCHE-S/ Benzema rrezikon të humbasë super sfidën ndaj PSG-së, ja shkaku…

Reali i Madridit regjistroi një hap fals në kampionat, teksa nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në shtëpi ndaj Elçes, teksa diferenca nga Sevija e vendit të dytë mbetet 4 pikë.

Në minutën e 33-të, Benzema gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, teksa Boje, në minutën e 42-të, kaloi në avantazh miqtë e Elçes, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-1. Si të mos mjaftonte penallti e humbur, ylli i madrilenëve, Karim Benzema, la fushën e lojës i dëmtuar në minutën e 58-të, ndërkohë që Elçe, në të 76-tën, dyfishoi përkohësisht sifdat me futbollistin Milla.

Për të shpëtuar skuadrën e Ançelotit nga humbja, menduan Modriç dhe Militao. Kroati hapi ndeshjen me golin e tij të realizuar në minutën e 82-të, ndërkohë që mbrojtësi Miliato vendosi baraspeshën në minutën 90+2. Vlen të theksohet se sfidën e radhës Reali do ta zhvillojë sërish në shtëpi ku do të presë Granadën.

Dhimbje koke për trajnerin Ançeloti, pas duelit ndaj Elçes, pasi madrilenët rrezikojnë të humbasin Karim Benzemanë për shkak dëmtimi për takimin e Champions-it ndaj PSG-së.

Related posts

As Icardi dhe as Morata, sulmuesi që do Juventus kushton 60 mln euro

Sadik.Autor

Ka akoma shpresë për Shqipërinë/ Ja skenarët se si kuqezinjtë mund të dalin të parët në grup

Isa.Autor

MOMENTET E ARTA ME SKËNDËRBEUN/ Bledi Shkëmbi bëhet nostalgjik

F.autor

Leave a Comment