Bundesliga Futboll Sport

BUNDESLIGA/ Gjithçka e thjeshtë për Bayern, Borussia Dortmund shkon përsëri në +6

Bajern Mynih ka kthyer shumë shpejt në +6 pikë diferencën nga Borusia Dortmund që e ndjek në renditjen e Bundesligës. Skuadra e drejtuar nga Julian Nagelsman ka mundur me shifrat 4-1 ekipin e Herta Berlin, duke bërë të qartë se nuk ka ndër mend të ndalet në rrugëtimin drejt titullit të radhës.

Sfida mori sinjalin e qartë që do të shkonte sipas dëshirës së Bajernit që në pjesën e parë, të mbyllur me avantazh të dyfishtë falë golave të Toliso dhe Myler. Në pjesën e dytë pastaj ishin Sane e Gnabri që çuan në katër numrin e golave të shënuar. Vetëm në fund, ekipi vendas shënoi golin e nderit me anë të Ekelenkamp, duke vulosur rezultatin 1-4.

Related posts

PREJ 2 MUAJSH JASHTË FUSHAVE/ Tri dëmtime radhazi në kofshë, makthi nuk i largohet mbrojtësit të Kombëtares

Delo.autor

DITA E PARË E MUAJIT KORRIK/ Nga Barcelona largohen 4 futbollistë, ja emrat

Delo.autor

DHUNA NË DERBI/ Tirana dënohet me 4 ndeshje pa tifozë, ndalohen përjetë të proceduarit

F.autor

Leave a Comment