Futboll Seria A Sport

NEDVED SHPËRFILL RONALDON/ Duam të fitojmë gjithçka, JUVJA e re nuk është…

“Objektivat e Juventusit nuk ndryshojnë kurrë. E vetmja fjalë që ka rëndësi, ajo që përsërit gjithnjë presidenti, është fitorja. “Të fitosh kudo, të fitosh çdo ndeshje”.

Një ditë pas miqësores në Vilar Peroza, e cila e pa Kristiano Ronaldon menjëherë të integruar në mekanizmat e skuadrës së re dhe një Leonardo Buonuçi të rilindur, zëvendëspresidenti bardhezi, Pavel Nedved, ndalet të flasë për objektivat sezonale të Juventusit: “Të fitojmë, është gjithçka ka rëndësi për ne dhe duam ta tregojmë duke nisur nga ndeshja kundër Kievos”, thotë ish-“Topi i Artë” për mikrofonat e televizionit të klubit. “Vilar Peroza dhuron gjithnjë ndjesi të bukura, unike. Dhe në këtë ditë, futbollistët e rinj kuptojnë se çfarë do të thotë Juventus dhe janë shumë të lumtur që e kalojnë me tifozët tanë, drejtuesit dhe me familjen AnjeliElkan”.

JO VETËM CR7 – Është e pashmangshme për Nedvedin edhe një koment për transferimin më të bujshëm të kësaj vere në merkaton europiane, atë të Kristiano Ronaldos, që pakkush e besonte në fillim të verës se mund të vishte një ditë fanellën bardhezi. Dhe ai debutoi ashtu siç i ka hije, duke shënuar gol në miqësoren kundër Juventusit B. “Ta transferonim te Juventusi, ishte diçka e jashtëzakonshme dhe konfirmon hapin përpara të Juves mes emrave të mëdhenj të Europës. Por, edhe Emre Xhan dhe Kanselo, së bashku me të tjerët janë blerje të shkëlqyera. Do të jenë shumë të dobishëm për skuadrën”.

Related posts

SARRI E JA JASHTË LISTËS CHMAPIONS/ Emre Can drejt largimit, kërkohet nga klubi…

Delo.autor

SHQETËSOHET LIVERPOOL/ Kampionët e rinj të Anglisë rrezikojnë të mos luajnë në “shtëpi”

Delo.autor

DËMTIMI NË GJU DHE…/ Icardi merr përgjigjen e vizitave mjekësore

Delo.autor

Leave a Comment