Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Në dyshim për “Derbin e Madoninës”, Inzaghi rezulton pozitiv me COVID-19

Tekniku i Interit, Simone Inzagi, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmi është bërë me dije nga vetë klubi “zikaltër” në një postim në rrjetet sociale.

“FC Internazionale Milano njofton se Simone Inzaghi ka rezultuar pozitiv në testin e kontrollit të kryer sot. Tekniku tani do të ndjekë procedurat e parashikuara nga protokolli shëndetësor” shkruan Inter në faqen e Twitter.

Tekniku nuk dihet ende nëse do të jetë pjesë e derbit me Milanin në 6 shkurt. Gjithçka pritet të zbulohet në javët në vazhdim nëse italiani do të arrijë të dali negativ në testet përpara ditës së ndeshjes.

Related posts

Lajm fantastik për mesfushorin shqiptar, rikthehet Eros Grezda

Sadik.Autor

PAS TIFOZËVE TË KOSOVËS/ “Plisat” e Prishtinës në aksion për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti (FOTO)

Delo.autor

Pep Guardiola i premton një rol protagonisti “yllit” 25-vjeçar…

Sadik.Autor

Leave a Comment