Futboll La Liga Sport

BEFASON Mbappe: RONALDO dhe MESSI janë më të mirë, por “Topin e Artë” e fiton…

Gjatë një intervistë të dhënë për AFP, Kylian Mbappé foli ndër të tjera edhe për ceremoninë e ardhshme të akordimit të trofeut të “Topit të Artë”. Sulmuesi francez është i bindur se çmimi duhet të shkojë me çdo kusht për një futbollist francez, duke mos përjashtuar as veten e tij, duke marrë në konsideratë fitoren e madhe të Francës, trofeun e Kupës së Botës në “Rusi 2018”. Gjithsesi, ish-futbollisti i Monaco ka pranuar se epoka e Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk ka përfunduar ende, duke konsideruar ata të dy ende si më të mirët në botë.

“Askush nuk po bën më mirë se ata për momentin dhe mund të themi se epoka e tyre do të përfundoj vetëm kur dikush tjetë të shkëlqejë më shumë se ata. Në të njëjtën kohë, nuk besoj se asnjëri prej tyre mund të fitojë trofeun e “Topit të Artë” të këtij edicioni, sepse këtë sezon ishte Kupa e Botës, që ka përparësinë mbi gjithçka. Por nëse do të flitet vetëm për formën, askush nuk ka bërë më mirë se ata të dy. Do të ishte një mëkat nëse nuk do të fitonte trofeun një francez, për shkak se bëmë historinë në Botëror”, deklaroi Mbappe.

Related posts

U HODH SHORTI/ Jashtë Botërorit do të mbetet Italia ose Ronaldo. Maqedonia e Veriut gjen kampionët e Europës

Delo.autor

Milan – Inter si Oscar: Nominimet për derbin e … Ligës së Kampionëve

Q.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Handanovic nuk jep më garanci, ideja e fundit e Interit në Premier mbi pasuesin

Delo.autor

Leave a Comment