Futboll Sport

SKANDAL/ Patenta e skaduar dhe refuzimi i testit të alkoolit, “Perandori” Adriano në telashe

Nuk kanë fund telashe për Adrianon. Ish-sulmuesi i Interit, së fundmi është përfshirë në një aventurë të pakëndshme në Brazil, teksa u kap nga policia duke drejtuar makinën pa patentë.

Mediat vendase raportojnë se leja e drejtimit të ish-sulmuesit brazilian kishte skaduar prej kohësh. “Perandori” gjithashtu refuzoi kërkesën e policëve për të kryer testin e alkool-it.

39-vjeçari nuk i shpëtoi gjobës, ndërkohë që makina e tij u bllokua nga policia deri sa mbërriti një mik i Adrianos, i cili e mori mjetin dhe e çoi në shtëpi.

Mediat braziliane bëjnë me dije se refuzimi për të bërë një test testin e alkool-it, i cili konsiderohet një shkelje e rëndë sipas rregullave të Brazilit, mbart një gjobë prej afro 500 paund, teksa Adrianos, i ndalohet të drejtojë mjetin e tij për 12 muaj.

Related posts

Gattuso: Jepi një puthje me gjuhë Buffon-it nga ana ime

Q.Autor

SPEKTAKOLAR/ Roberto Carlos mrekullon me golat FANTASTK edhe në futsallë (VIDEO)

Isa.Autor

Milani nis bisedimet me Tottenhamin për Dembelen

Delo.autor

Leave a Comment