Futboll La Liga Sport

BEFASOHET BARCELONA/ Ylli Araujo refuzon rinovimin: ja dy klubet që mund të përfitojnë

Ronald Araujo është një nga notat pozitive të Barcelona-s së Xavi-t.

Mbrojtësi uruguaian është në rritje ndeshje pas ndeshje dhe po bëhet një shtyllë e vërtetë e blaugranave. Nota negative ka lidhje me kontratën në skadencë.

Sipas Marca-s, lojtari duket se ka refuzuar zgjatjen e kontratës që i është ofruar nga Barcelona.

Negociatat mes drejtuesve të klubit dhe përfaqësuesve të lojtarit janë zhvilluar javën e kaluar.

Uruguaiani do të donte të qëndronte te Barça, por shpreson një kontratë në lartësinë e nivelit të lojës së tij. Bisedat janë zhvilluar në mënyrë miqësore dhe negociatat mund të jenë shtyrë për në ditët e ardhshme.

Pavarësisht nga kjo, Chelsea dhe Manchester United po e monitorojnë situatën e Araujo. Vlera e lojtarit është rreth 35-40 milionë euro.

Related posts

10-VJETORI I PRANIMIT NË FIFA/ Gallapeni: Kosova vend i vogël, por ka pasion

F.autor

Christian Pulisic shkëlqen në fitoren e Dortmundit ndaj Liverpoolit

Sadik.Autor

JAVA 33 NË SUPERIORE/ Ja formacionet dhe trajnerët më të mirë e më të dobët (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment