Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NË ANGLI/ Yjet e Premier League të alarmuar, kërkojnë ndihmën e forcave speciale

Të fundit në listë kanë qenë Joao Cancelo i Manchester City-t dhe Victor Lindelof i United.

Në Premier League, dhe në përgjithësi në tokën angleze, janë gjithnjë dhe më shumë atletët që po bësojnë vjedhje në banesat e tyre, shpesh kur brenda tyre gjenden edhe persona, në përgjithësi familjet e tyre.

Ja përsë, siç ka bërë të ditur Daily Mail, disa prej këtyre futbollistëve duket se po mendojnë të marrin një masë drastike: t’ua besojnë raujtjen dhe mbrojtjen e shtëpive të tyre forcave speciale angleze.

Po, sepse shumë prej tyre duket se kanë vendosur të kontaktojnë SAS, një trupë speciale e ushtrisë britanike, që duhet të ndërhyjë kryesisht kur ka ndeshje dhe kur keqbërësit mund të godasin në mënyrë më të lehtë.

Një burim anonim ka shpjeguar për të përditshmen angleze:

“Nuk është një problem i ri ai i vjedhjeve, por është diçka që është intensifikuar kohët e fundit. Shumë lojtarë kanë blerë qen të stërvitur për të bërë rojën, por në disa raste duan një prani fizike dhe njerëzore në shtëpi dhe për këtë arsye i drejtohen shumë kompanive që përdorin persona që kanë qenë pjesë e forcave speciale”.

Situata ekstreme kërkojnë zgjidhje ekstreme…

Related posts

SKANDALI/ Festë klandestine, klubi anglez përjashton tre lojtarët. Trajneri i lajmëroi me mesazh por…

Delo.autor

I PRET MESSI, NEYMAR E MBAPPE/ Zëvendëspresidenti i Juves nervoz pas shortit: Nuk më tensionojnë rivalët, por…

F.autor

ZYRTARE/ Mesfushori shqiptar me klub të ri, tranferohet tek skuadra e…

Delo.autor

Leave a Comment